Policia e Kosovës ka njoftuar se personi që u ther me thikë nga vëllai në Ferizaj është duke u trajtuar në Spitalin e Ferizajt.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Ferizaj 16.02.2022 – 12:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka goditur me thikë viktimën mashkull kosovar.
Viktima është duke u trajtuar në Spitalin e Ferizajt. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.