Arrestohet një person në Ferizaj

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Ferizaj

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 09:07
Ilustrim

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale ePolicisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 22:00 ka pranuar një informacion se,  në fshatin Varoshtë Ferizajt është një rast i lëndimit trupor.

Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet V.S(M/K) i moshës 31 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj personit tjetërme inicialet G.Z ( F/K) e moshës 27 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Për këtë e njëjta ka pranuar tretman mjekësorë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, pastaj është liruar.

Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe  pasi është intervistuar nga Njësia e Hetimeve, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është iniciuar ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat