Një foshnje ka vdekur dje në Skenderaj.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë.
Sipas njoftimit vdekja e foshnjës është konstatuar nga ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Raportohet se në shtëpi ka ndërruar jetë foshnja mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar se foshnja është pa shenja jete. Më vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti nen hetime”, thuhet në njoftim.