Një grua dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt

Kronikë e zezë

Një grua dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 09:23
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua dje ka vdekur në emergjencën e Ferizajt

“Kaçanik 18.02.2022-01:10. Raportohet se në emergjencën e Ferizajt ishte dërguar pa shenja jete viktima femër kosovare”, njofton policia.

Policia ka njoftuar se me trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, shkruhet tutje në njoftim.

Ndërkohë që rasti po hetohet si “Vdekje e dyshuar”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat