Policia përmes raportit 24-orës ka njoftuar se dje në polici është raportuar për dy persona të zhdukur.
Siç bëhet e ditur rastet kanë ndodhur në Prishtinë dhe në Viti.
Në Prishtinë nëna ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Ndërkaq në Viti babai ka raportuar vajzën e tij të zhdukur.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, njofton Policia.