Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se një grua nga Malisheva e ka raportuar në Polici, vjehrrin e saj, pasi ka thënë se i dyshuari ka ushtruar presion psikik në vazhdimësi ndaj saj.
Siç njofton policia, i dyshuari fillimisht është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Malishevë, 18.02.2022-17:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi ka presion psikik nga i dyshuari mashkull kosovar (vjehrri i saj).
I Dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.