Policia e Kosovës të premten në tri raste të ndara ka arrestuar disa persona të cilët kanë poseduar substance narkotike.
Në komunën e Obiliqit janë arrestuar dy meshkuj pasi gjatë kontrollit u është gjetur dhe sekuestruar një qese narkotike e llojit marihuhanë dhe një cigare e mbushur nga kjo substancë.
Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Kurse në fshatin Sllovi në komunën e Lipjanit është arrestuar një mashkull pasi tek i njëjti është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë.
I njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
Në komunën e Prishtinës janë arrestuar dy meshkuj pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë.