(E plotësuar) - Një person i moshës 78-vjeçare është gjendur pa shenja jete në Prishtinë, në mëngjesin e hershëm të së shtunës.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën ” Ilir Konushevci” në Prishtinë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 78 vjeç.
Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bëri të ditur Borovci.
Vendosen shiritat: Policia dhe forenzika bllokojnë rrugën në qendër të Prishtinës
Policia e Kosovës dhe Forenzika kanë bllokuar rrugën në qendër të Prishtinës.
Sipas kalimtarëve të rastit, një person ka vdekur në rrugë.
Mirëpo, ky informacion nuk është konfirmuar.
Lajmi.net ka pyetur në Policinë e Kosovës në lidhje me këtë rast mirëpo të njëjtit deri tash nuk kanë dhënë detaje në lidhje.