Rrahu tre fëmijë, arrestohet një 40 vjeçar nga Ferizaj

Kronikë e zezë

Rrahu tre fëmijë, arrestohet një 40 vjeçar nga Ferizaj

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Është arrestuar një burrë nga fshati Dremjak, Ferizaj, pasi që i njëjti dje i ka sulmuar fizikisht tre fëmijë të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç të cilët kishin dalë të shëtiteshin me biçikleta.

Ndërkaq i dyshuari M.M 40 vjeçar, i cili po lëviste me një automjet furgon me targa vendore, është ndaluar nga operatorët e NJRSH-së.

Gjatë kontrollit të tij dhe të automjetit, policia i gjenë një armë zjarri, një karikator me 13 fishkë dhe një mjet të mprehtë (brisk),  të cilat edhe i konfiskohen”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor “& “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat