Tre të dyshuar janë arrestuar në Vushtrri dje, pasi me mjete metalike kishin sulmuar fizikisht një person duke i shkaktuar lëndime trupore në kokë dhe pjesë tjera të trupit.
Viktimës fillimisht i është ofruar trajtim mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, e më pas është liruar për në shtëpi.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje.
Ndërsa i dyshuari i mitur lirohet në procedurë të rregull.