Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi që ka rrahur nënën e tij dhe ka shkaktuar dëmë në shtëpi.
Rasti ka ndodhur dje në Prizren.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare-nënën e tij, dhe po ashtu ka shkaktuar dëmtime në shtëpi”, njoftoj policia.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.