Një mjet i pashpërthyer është hasur dje në fshatin Pozhar të Deçanit.
Sipas raportit të policisë një burrë përderisa ishte duke punuar tokën, kishte hasur në një mjet shpërthyes të tipit M-4.
“Fsh. Pozhar, Deçan, 20.02.2022 – 09:41. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se për deri sa ishte duke punuar në një livadh, kishte hasur në një mjet shpërthyes të tipit M-4”, thuhet në raportin e policisë.
Njësia për deminim e KFOR-it ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë asgjësimin e saj, ndërsa nuk është raportuar për ndonjë incident.
“Njësia për deminim e KFOR-it ka bërë asgjësimin në vendin e ngjarjes. Nur raportohet për ndonjë incident”, thuhet tutje në raportin policor.