Një person me inicialet M.A, 40 vjeç është arrestuar mbrëmë në Obiliq.
Policia përmes, një komunikate për media ka bërë të ditur se i njëjti ka gjuajtur me armë.
Pas kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar:
– një armë automatike zjarri AK-47
– dy karikatorë të zbrazët dhe
-dy gëzhoja.
Komunikata e plotë:
Mbrëmë rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën për gjuajtje me armë në fshatin Palaj të Obiliqit.
Ka qenë reagimi i shpejtë i njësiteve policore të Obiliqit, ai që ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar:
– M.A, mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Nga ana e policisë është kryer një kontrollë në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetë dhe sekuestruar:
– një armë automatike zjarri AK-47
– dy karikatorë të zbrazët dhe
-dy gëzhoja.
Personi i arrestuar ngarrkohen me veprat shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.
Ndaj tij janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit.