Një burrë thotë se persona të panjohur ia vunë zjarrin shtëpisë së tij në Hajvali

Kronikë e zezë

Një burrë thotë se persona të panjohur ia vunë zjarrin shtëpisë së tij në Hajvali

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Një burrë nga Hajvalia ka njoftuar policinë se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin shtëpisë së tij.

Nga zjarri, është djegur një pjesë e çatisë, njofton policia përmes raportit.

“Ankuesi mashkull  kosovar  ka raportuar se person-a të panjohur i kanë vënë zjarrin shtëpisë së tij me ç’rast i është djegur një pjesë e çatisë.

Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat