Shtatë persona janë rrahur mes vete në Prishtinë.
Si pasojë e kësaj përleshjeje, katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërkohë njëri nga ta është arrestuar.
“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, janë rrahur mes veti shtatë të dyshuar meshkuj kosovar, si pasojë katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.
Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar”, thuhet në raportin e policisë.