Arrestohet një person në stacionin e autobusëve në Prishtinë, iu gjet drogë dhe një thikë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në stacionin e autobusëve në Prishtinë, iu gjet drogë dhe një thikë

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Një person është arrestuar te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit i është sekuestruar një thikë  dhe 52 gram substancë narkotike.

I dyshuari është dërguar në mbajtjeje.

“Stacioni i Autobusëve, Prishtinë 22.02.2022-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti i janë gjetur dhe sekuestruar: një  thikë dhe një sasi substancë e dyshuar narkotike në peshë  52 gram (lloji nuk është përcaktuar).

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat