U dërgoi mesazhe fyese familjes së ish-bashkëshortes, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Kronikë e zezë

U dërgoi mesazhe fyese familjes së ish-bashkëshortes, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Një person është arrestuar, pasi ka kërcënuar familjen e ish-bashkëshortes përmes telefonit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari përmes telefonit i ka dërguar mesazhe të ndryshme dhe banale ish-bashkëshortes dhe familjes së saj.

“Rahovec 22.02.2022 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se përmes telefoni i kishte dërguar mesazhe të ndryshme me fjalë fyese dhe banale ankuesit mashkull kosovar  ndaj tij dhe vajzave të tij”, thuhet në raportin e PK-së.

I dyshuari i rastit është ish dhëndër i ankuesit i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat