Një person në Komunën e Istogut ka ndërruar jetë pasi u godit nga një veturë që fillimisht u aksidentua me një veturë tjetër.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka bërë të ditur se vdekja e këmbësorit është konstatuar në QKMF-në në Istog.
“Sot rreth orës 14:44 në Komunën e Istogut një këmbësor ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë e cila është aksidentuar me një veturë tjetër. Dy persona janë lënduar dhe kanë pranuar tretman mjekësor, njëri në spitalin rajonal në Pejë, kurse tjetri në QKUK në Prishtinë. Vdekja e këmbësorit u kosntatua nga mjeku kujdestar në QKMF-në në Istog”, ka thënë Gashi.
Ai ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet policore dhe prokurori, kurse me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.