Një person ka vdekur pasi është goditur nga një veturë në fshatin Bellopojë të Istogut.
Policia njofton se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj dhe si pasojë e kësaj, këmbësori i cili kishte qenë në trotuar është goditur nga njëri automjet.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.
“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit një mashkull kosovar- këmbësor, i cili kishte qenë në trotuar ishte goditë nga njëri automjet dhe ka ndërruar jetë vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Lëndime trupore kanë pësuar edhe dy ngasësit e automjeteve të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy ngasësve iu është lëshuar vendimi mbi ndalimin policor, ku njëri prej tyre gjendet në spital nën mbikëqyrje të policisë, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje. Trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.