Gjendet e vdekur një e mitur në Gjilan

Kronikë e zezë

Gjendet e vdekur një e mitur në Gjilan

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Një e mitur është gjetur e vdekur nga familjarët e saj në Gjilan.

Sipas raportit, njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.

“Është raportuar se nga familjarët e saj është gjetur pa shenja jete viktima e mitur femër kosovare.

Njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e  ngjarjes ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet më tej në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat