Një person që ishte në vuajtje të dënimit ka arritur të arratiset nga burgu nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë të Vushtrrisë.
“Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia.
Njoftimi i plotë i policisë:
ARRATISJE E PERSONIT TË PRIVUAR NGA LIRIA /Fsh. Smrekonicë, Vushtrri 23.02.2022 – 16:00-19:00. Nga Qendra Korrektues Smrekonicë është raportuar se nga ajo qendër kishte ikur në drejtim të panjohur i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte qenë në vuajtje të dënimit. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet.