Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Gjakovë pasi nuk kanë treguar kujdes të duhur ndaj fëmijëve të tyre, të cilët janë vërejtur duke kërkuar lëmoshë afër një Qendre Tregtare.
Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër pasi që të njëjtit nuk kanë treguar kujdesin e duhur ndaj fëmijëve të tyre të cilët afër Qendrës Tregtare, janë vërejtur duke kërkuar lëmoshë.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.