Është shoqëruar për në stacionin policor një burrë në Zhur.
Kjo pasi atij iu gjetën në veturë barna me afat të skaduar, përcjell Klankosova.tv.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në veturën e tij kishte të ngarkuar mallra (barna) me afat të skaduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar”, thuhet në raport.
Tutje, bëhet e ditur se rasti i dorëzohet inspektoratit sanitar të AUV-it.