Policia njofton se sot rreth orës 14:50 në fshatin Glloboçicë të Kaçanikut një person posedon armë zjarri.
Në lidhje me këtë, policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka arritur që të identifikojë personin e dyshuar dhe vendin.
Nën autorizim të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, personi i dyshuar me inicialet R.L i moshës 17 vjeçare është shoqëruar në stacionin policor të Kaçanikut, ndërsa arma e zjarrit me një karikator është konfiskuar.
I dyshuari, pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të mëtejme hetimore.