Aksident trafiku në rrugën Klinë – Gjakovë, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në rrugën Klinë – Gjakovë, lëndohet një person

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Një person është lënduar sot në një aksident trafiku që ka ndodhur në aksin rrugor Klinë – Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30.

“Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Klinë – Gjakovë, në vendin e quajtur Kodra e Meqes, një person është lënduar”, tha ai.

Gjurkaj tha se personi që ka marrë lëndime trupore është liruar pasi ka marrë tretmanin mjekësor. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat