Policia e ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se ditë më parë kishte keqtrajtuar fizikisht dhe seksualisht një grua.
Rasti ka ndodhur në Kamenicë.
I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
DHUNIM:
Kamenicë, 23.02.2022-16:00/22:00. Me datë 26.02.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ditë me parë e kishte keqtrajtuar fizikisht dhe seksualisht viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.