Dy raste të dhunës në familje brenda 24-orëve në Prizren

Kronikë e zezë

Dy raste të dhunës në familje brenda 24-orëve në Prizren

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Prizren janë raportuar dy raste të dhunës në familje.

Rasti i parë ka ndodhur dje rreth orës 13:45, ku ankuesi mashkull ka raportuar se për shkak të pronësisë ka mosmarrëveshje me motrën e tij, të dyshuarën femër.

Në lidhje me rastin është intervistuar edhe e dyshuara dhe në konsultim me prokurorin, lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.
Rasti tjetër në Prizren ka ndodhur dje në orën 09:30, ku viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj në vazhdimësi ushtron dhunë psiqike ndaj saj.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, janë intervistuar të dy palët dhe në konsultim me prokurorin e rastit, lënda e rastit trajtohet në procedurë të rregullt. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat