Aksident në Suharekë, dy të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Suharekë, dy të lënduar

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 23:07
Foto ilustrim

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Suharekë në rrugën “Xhavit Bajraktari”.

Në aksident ishin të përfshira dy vetura.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi.

Gashi tha se deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë.

Ai theksoi se po ashtu dyshohet se njëri nga shoferët ishte nën ndikimin e alkoolit por se mbetet të zhvillohen hetimet për të parë rrethanat që ka çuar deri tek ky aksident.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat