Policia jep detaje për vrasjen e nxënësit në Vranjevc: Viktima është një 14-vjeçar

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për vrasjen e nxënësit në Vranjevc: Viktima është një 14-vjeçar

Më: 1 mars 2022 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Një nxënës i shkollës “Hilmi Rakovica” është therur sot për vdekje. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një rast vrasje, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

Bazuar në të dhënat fillestare, personi i cili dyshohet se ka marrë lëndime të rënda nga një mjet i mprehët (thikë)  dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e mjekësisë Familjare (QMF),  ku dhe është konstatuar vdekja e tij. Vdekjen e viktimës R.H. mashkull 14 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF.

Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”
, ka thënë Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat