Përfundon nën pranga i kërkuari nga Ferizaj

Kronikë e zezë

Përfundon nën pranga i kërkuari nga Ferizaj

Më: 1 mars 2022 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vendosur nën pranga një person i cili ishte i kërkuar për dy vepra penale.

Ai ka qenë në kërkim për veprat penale: 47 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për dy vepra penale ‘’Mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe lëndim i lehtë trupor”.

Këtu keni njoftimin e Policisë së Kosovës:

“Në ora 06:20 në fshatin Talinovc i Muhaxherëve në Ferizaj ka arrestuar një person me inicialet N.Z (M/K) i moshës 47 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për dy vepra penale ‘’Mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe lëndim i lehtë trupor ’’ me dënim burgimi prej pesëdhjetë e pesë (55) ditëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat