Aksident në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Kronikë e zezë

Aksident në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Më: 2 mars 2022 Në ora: 09:09
Ilustrim

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Sot rreth orës 00:15 në rrugën ‘Bill Clinton’, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar gjashtë persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me hetimin e rrethanave të këtij aksidenti”, tha ajo.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 42 aksidente trafiku, 10 me persona të lënduar kurse 32 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat