Një shtetase e Shqipërisë ka njoftuar policinë se një burrë ia morri veturën e 37 mijë eurove për një shërbim, dhe nuk ia ktheu më.
I dyshuari gjendet në arrati dhe rasti i cili ka ndodhur në Fushë Kosovë, është duke u hetuar.
“Viktima femër shtetase e R. Shqipërisë ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar, i kishte marr veturën e saj për një shërbim dhe nuk ja kishte kthyer më. Sipas viktimës, vlera e veturës është 37.000 euro.
I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.