Një 37 vjeçare është gjetur pa shenja jete sot në Prishtinë.
Saktësisht e njëjta është gjetur në afërsi të objektit të Fakultetit Teknik.
Lidhur me këtë nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se janë duke punuar me kujdes të shtuar për hetimin e rastit si “Vdekje e dyshimtë”.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete, në afërsi të Fakultetit Teknik në Prishtinë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 37 vjeç.
Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur një hetim për rastin si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.