Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy të pandehurve.
Personat me inicialet F.B. dhe D.G., nën dyshimin se, të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimit ,shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
“Sipas kërkesës për caktimin e masës se paraburgimit, tek të dy të pandehurit F.B., dhe D.G., Policia e Kosovës gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar 1090 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë”, njofton prokuroria.
“Prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore deri në ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale”, përfundon njoftimi i tyre.