Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në Gjakovë.
Rastin në polici e ka lajmëruar babai i saj i cili ka thënë se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, ankuesi nuk e din se ku ndodhet vajza e tij.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet tutje në raport.