Dy vajza janë arrestuar në Podujevë pasi të njëjtat duke kërcënuar dhe shantazhuar, kanë detyruar viktimën t’iu jap atyre para.
Rasti kishte ndodhur më 25 shkurt, derisa janë arrestuar dje. Me vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.
"Rr.Zahir Pajaziti, Podujevë, 25.02.2022 – 14:55.
Me 04.03.2022 janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi të njëjtat duke kërcënuar dhe shantazhuar, kanë detyruar viktimën femër kosovare t’iu jap atyre para. Me vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje", thuhet në njoftimin e Policisë.