Një aksident me fatalitet ka ndodhur në autostradën Ferizaj-Prishtinë.
Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur mesditën e së enjtes dhe se viktima e cila ishte duke vozitur ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Aty ishte dërguar për trajtim mjekësor pas lëndimeve që kishte marrë në aksident.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.