Policia e Kosovës, Stacioni Policor nё Deçan, sot ka realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore Pejë - dega në Deçan.
Në njoftimin për media thuhet se pas një pune operativo-hetimore, policia ka identifikuar lokacionin e personit të dyshuar të cilin e ka arrestuar.
Personi i arrestuar ka qenë më herët i dënuar me 6 muaj burg.
I njëjti është dërguar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.