Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku në kyqje të autostradës “Arbën Xhaferi”, afër Kaçanikut.
Në pamjet e siguruara, shihet vetura e aksidentuar e cila është dëmtuar rëndë.
Përveç dëmeve materiale, ende nuk dihet nëse ka ndonjë person të lënduar.
Policia e Kosovës ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po mirret me rastin.