Një i burgosur është arratisur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.
“Smrekonicë, Vushtrri 07.03.2022 – 00:40.
Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar që ka qenë duke e vuajtur dënimin është arratisur nga Qendra Korrektuese e burgut në Smrekonicë. Njësitë policore janë në kërkim të të dyshuarit”, thuhet në raport.