Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Më: 9 mars 2022 Në ora: 09:45
Ilustrim

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi ka pranuar një informacion inteligjent, sot në orët e hershme të mëngjesit, në ora 06:20 ka arrestuar në fshatin Komogllavë të Ferizajt personin e kërkuar me inicialet S.S (M/K), 29 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të 2 urdhëresave të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘’ Vjedhje & Kanosje ’’ me dënim burgimiprej trembëdhjetë ( 13) muajve .

Policia, të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat