Rrokulliset vetura në magjistralen Prishtinë-Pejë

Kronikë e zezë

Rrokulliset vetura në magjistralen Prishtinë-Pejë

Më: 9 mars 2022 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht tek “Kroi i Mbretit”, ka ndodhur një vetaksident, si pasojë vetura është rrokullisur dhe ka rënë poshtë rrugës.

Pos dëmeve materiale, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Me rënien e temperaturave në javën e parë të marsit, është shtuar pasiguria në komunikacion.

Policia vazhdimisht apelon tek shoferët, që të kenë kujdes gjatë ngasjes, dhe të përshtatin shpejtësinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat