Një i mitur në Prizren ka njoftuar policinë se një i dyshuar nën kërcënimin e thikës në vazhdimësi i ka marr disa herë nga 10 euro.
Policia e ka arrestuar të dyshuarin.
“Viktima mashkull kosovar (i mitur) ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, nën kërcënimin e thikës në vazhdimësi i ka marr disa herë nga 10€.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.