Një burrë është arrestuar në Rahovec pasi ka fyer dhe kanosur një infermiere të QKMF-së.
Policia njofton përmes raportit se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , pasi që ka fyer dhe kanosur viktimën femër kosovar e infermiere në QKMF.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje.