Policia e Kosovës 8 persona duke përfshirë burra, gra dhe fëmijë të komunitetit romë nga Republika e Shqipërisë të cilët ishin duke kërkuar lëmoshë në qytetin e Prizrenit.
Policia e Kosovës ka hasur në 8 lëmoshë kërkues në qytetin e Prizrenit të cilët nuk kishin dokumente të identifikimit.
Policia ka kuptuar se lëmoshë kërkuesit duke përfshirë burra, gra dhe fëmijë kishin ardhur nga Republika e Shqipërisë dhe i takonin komuniteti romë.
Njësiti për migrim dhe të huaj i ka depërtuar këta lëmosh kërkues në Republikën e Shqipërisë.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Prizrenit, si dhe falënderon qytetaret për bashkëpunim me policin me qellim te parandalimit te kësaj dukurie, po ashtu apelojmë qe sa herë i hasin lypsarët, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192”, thuhet në njoftimin e policisë.