Arrestohet 24 vjeçari në Mitrovicë, kishte shtënë me armë zjarri para disa ditësh

Kronikë e zezë

Arrestohet 24 vjeçari në Mitrovicë, kishte shtënë me armë zjarri para disa ditësh

Më: 11 mars 2022 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 24 vjeçar në Mitrovicën e jugut, pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri.

Rasti kishte ndodhur më datën 22 shkurt 2022.

“Në orët e mesditës së sotme, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën Jugut, kanë arrestuar të dyshuarin Sh. S., 24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale ‘shkaktim i rrezikut përgjithshëm’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’. Si rrjedhojë e hetimeve të zhvilluara, mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara, dyshohet se i dyshuari me datën 22 shkurt 2022, në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë, ka shtënë me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje, Policia njofton se në cilësi të provës materiale nga i dyshuari është sekuestruar një armë e gjatë e cila do t’ procedohet për ekzaminime të mëtejme.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor”.

Rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprat penale ‘shkaktim i rrezikut përgjithshëm’ dhe ’armëmbajtje pa leje’. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat