Pesë raste të vjedhjeve në qytete të ndryshme të Kosovës janë raportuar në 24 orët e fundit.
Çagllavica, Ferizaji në dy raste, Istogu e Mitrovica janë qytetet ku u raportuan rastet
Në Çagllavicë, një person ka raportuar në polici se persona të panjohur i kanë vjedhur laptopin, telefonin dhe kartelën e bankës nga vetura.
Në Ferizaj, hajnat kanë grabitur një shtëpi të pabanuar, me ç’rast gjatë arratisjes të njëjtit pasi janë parë kanë shtënë me armë zjarri.
Një rast tjetër në Ferizaj tregon se dy persona, një dhe një shqiptar kanë vjedhur dy pompa të derivateve dhe të njëjtit janë arrestuar.
Në Istog hajnat kanë vjedhur në një shtëpi, e në Zhabar të Mitrovicës ka ndodhur një vjedhje grabitqare ku një person nën kërcënimin e armës i ka vjedhur viktimës para dhe një telefon.
Këto janë raportet:
VJEDHJE E RËNDË
Fsh. Çagllavicë, Graqanicë 12.03.2022 – 09:00. Ankuesi mashkull ka njoftuar se persona të panjohur i kanë vjedh nga vetura një laptop nje telefon dhe kartela të bankës.
VJEDHJE GRABITQARE
Fsh. Koshare, Ferizaj12.03.2022 – 19:30. Ankuesi mashkull ka raportuar se dy persona kanë kryer vjedhje në një shtëpi të re të pa banuar, nga aty kanë vjedhur stoli ari dhe duke u larguar pasi viktima kishte bërtitur me zë, ata kanë shtënë me armë zjarri. Nuk raportohet për të lënduar, në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë. Rasti është duke u hetuar..
VJEDHJE
Ferizaj 12.03.2022 – 15:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i R. Shqipërisë, pasi që kanë vjedhur dy pompa të derivateve të viktimës mashkull. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
VJEDHJE E RËNDË
Fsh. Banjë, Istog, 12.03.2022 – 19:00. Ankuesi mashkull ka raportuar se persona te panjohur nga shtëpia e tij kanë kryer vjedhje. Rasti është duke u hetuar.
GRABITJE
Fsh. Zhabar, Mitrovicë, 12.01.2022 – 20:48. Ankuesi mashkull ka raportuar se deri sa ka qenë në një rrugë, i është afruar një i dyshuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur para dhe një telefon Samsung. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar.