Aksident trafiku në Leposaviq – lëndohet rëndë një person

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Leposaviq – lëndohet rëndë një person

Më: 13 mars 2022 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Leposaviq me ç’rast një peron është lënduar rëndë.

Sipas policisë një person nga pakujdesia gjatë kohës që ishte duke e drejtuar makinën kishte dalë nga rruga rruga dhe kishe goditur një cep të rrugës me ç’rast kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Ku pas kësaj i njëjti sipas policisë,është dërguar në spital dhe për shkak të lëndimeve të rënda është ndaluar për trajtim të mëtutjeshëm.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, nga pakujdesia duke e drejtuar automjetin e tij del nga rruga duke goditur një cep të rrugës me ç’rast pëson lëndime të rënda trupore. I njëjti dërgohet në spital dhe për shkak të lëndimeve të rënda do të ndalohet ne trajtim të mëtutjeshëm”, bënë të ditur policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat