Policia e Fierit ka arrestuar një 42-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje".
Në pranga ka rënë Robert Bego, banues në Hamil.
Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendim të datës 23 nëntor 2021 e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Dhuna në familje", pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish të dashurës së tij.
Ky shtetas iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme.