Një person nga Podujeva e ka plagosur veten me revole, të hënën.
Në raportin e policisë, thuhet se i dyshuari ka pranuar trajtim mjekësor në emergjencën e Podujevës, e më pas është dërguar në QKUK, ku edhe vazhdon trajtimi i tij dhe është nën sigurim policor.
Nga njësitë përkatëse policore është sekuestruar një revole, një karikator, një fishek, një gëzhojë dhe një predhë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.